Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidentet e shpeshta, eksperti i komunikacionit propozon hartimin e një plani nacional

 
   

Aksidentet në Kosovë kohëve të fundit janë bërë mjaft të shpeshta, e për të ulur numrin e tyre eksperti i komunikacionit propozon hartimin e një plani nacional.

Eksperti i komunikacionit, Selman Kolgeci në një prononcim thotë se shkaktari kryesor i aksidenteve është ngasësi, i pasuar nga faktori automjet, faktori rrugë dhe faktori incident.

Tutje ai bën të ditur se “vetëm në periudhën 7 mujore të këtij viti kemi pasur diku 12555 aksidente në komunikacion në rrugët tona, prej tyre 51 me fatalitet ku nga to 56 qytetarë kanë humbur jetën”.

Por gjobat në trafik sipas tij janë të larta duke krahasuar me pagën mesatare e gjendjen ekonomike.

“Krahasuar me pagën mesatare, gjendjen ekonomike dhe veshtirësitë në te cilat po kalojmë si familje në tërë vendin, gjobat janë pak të larta vetëm për ngasesit që bëjnë kundërvajtje të rend, ndërsa për ata ngasës që bëjnë kundërvajtje të lehtë gjobat janë të pranueshme”.

Kolgeci pati edhe disa propozime për sigurinë në rrugë, ndër të tjera edhe hartimin e një plani nacional.

“Duhet fillimisht të bëhet auditimi i sigurisë rrugore, të fillohet që nga kufizimi i shpejtësisë, analizimi i kyqjeve në rrugë dhe vlersimi i ndikimit të tyre ne sigurinë në komunikacion, analizimi i sinjalistikes në përgjithësi, harmonizimi i sinjalistikes horizontale me atë vertikale, dhe vlersimi i elementeve tjera që mund të kenë ndikim negative në sigurinë rrugore. Paralelisht me auditimin e sigurisë të hartohet një plan nacional për zvoglimin e aksidentëve”, tha Kolgeci.