Duket se për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj parashikohen telashe.
Së fundmi kanë dalë në dritë detaje që e përfshijnë atë në akte të ndryshme korruptike. Ollga Gjokaj, bashkëshortja e këshilltarit të Arben Ahmetajt ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në korrik të vitit 2017 në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Sipas dëshmisë që ka dhënë në SPAK, ka treguar se në automjet me Ahmetajn ishte edhe biznesmeni Mirel Mërtiri.
Sipas asaj që i ka thënë bashkëshorti, Ollga tregon se nga aklsidenti u lënduan Ahmetaj dhe Mene, të cilët u trajtuan në spital. Këto detaje u raportuan dhe aso kohe në media kur pati edhe akuza ministri me miq të tij kishin shkuar për pushime jashtë vendit.
“Bashkëshorti i saj i ka thënë që po udhëtonte në makinë me Leonard Menen që është kunati i Arben Ahmetajt dhe Mirel Mërtiri. Bashkëshorti i ka dhënë se janë përplasur me një autobus. Bashkëshorti i saj u dëmtua pak dhe nuk pati nevojë për mjekim kurse Arben Ahmetaj dhe Leonard Mene it ha që ishin dëmtuar dhe janë trajtuar me mjekim në Kumanovë edhe në Shqipëri. Nuk di të thotë spitalet apo ambientet mjekësore ku janë mjekuar. Por di të thotë që ka vajtur bashkë me bashkëshortin për vizitë te shtëpia e Albinës dhe Arbenit pas aksidentit. Kur ka ndodhur aksidenti, ka dëgjuar nga bashkëshorti se kanë qenë në një udhëtim në Bukuresht”, tregoi Ollga.