
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërnë.
Një automjet raportohet se ka dalë nga rruga, ka marrë para barrierën anësore dhe ka përfunduar në kanal.
Sipas burimeve shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar, i kryer nga drejtuesi i mjetit.
Si pasojë e aksidentit fatmirësisht s’ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.