Një efektiv policie është përplasur nga një automjet në qytetin e Durrësit. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte (19 mars), ndërsa paraprakisht policia thotë se përplasja ka qenë aksidentale.
Sipas informacioneve efektivi i policisë është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.