Një aksident me pasojë vdekjen është raportuar në Durrës, në sektorin Rinia.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollon dhe ka përfunduar në kanal. Sipas burimeve nga policia, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë.
Siç shihet edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca policie, ambulanca. Pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur nxjerrja e automjetit nga kanali, ndërsa në zonë është vendosur perimetri i sigurisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.