Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidenti në kantierin e ndërtimit në Gjermani, katër shqiptarë të vdekur

Katër shqiptarë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë në aksidentin në një kantier të ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë të hënën, raporton “Bild”.

Të hënën ishte njoftuar se kanë vdekur katër persona, dhe ishte thënë se janë bullgarë.

Por, Policia ka njoftuar se të gjithë të vdekurit dhe po ashtu një i lënduar rëndë janë shtetas shqiptarë.

Është thënë se janë gjetur dokumentet personale të viktimave.

Ndërtimtarët shqiptarë humbën jetën pas shembjes së skelave në një bosht ashensori. Sipas gjetjeve fillestare, thuhet se skela nuk ishte vendosur siç duhet.