Është gjetur trupi i pajetë i shoferit 21-vjeçar, i cili pësoi aksident mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Trupi është gjetur disa metra larg makinës brenda bimësisë së dendur.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, ku Fabjol Ibraliu humbu kontrollin e makinës dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Konjat.
Mjeti tip ‘Ford’ mori me vete barrierat e hekurta dhe përfundoi në oborrin e një banesës në anë të autostradës.
Makinës i ka dalë motori jashtë, teksa është dëmtuar edhe trafikndarësja dhe janë thyer disa pemë.