Një 33-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Polac të Skenderaj.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“Rreth orës 22:00, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në QKUK ka vdekur shoferi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar”, tha ai.
Gjatë ditës Klankosova.tv ka raportuar lidhur me këtë ngjarje.
Fillimisht në këtë aksident ishin dy të lënduar, shoferi dhe pasagjeri që gjendeshin në veturën e aksidentuar.