Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidentohen tri vetura në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka të lënduar

Aksidentohen tri vetura në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti.