Një aksident trafiku me një të lënduar ka ndodhur sot në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.
Zëdhënësi i policisë, Sheramet Elezaj ka thënë për Express, se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Në fshatin Bishtazhin-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 12:50 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale deri më tani është raportuar për një person të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj