Një shtetas i Kosovës 43-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku ku u përfshinë katër vetura, në rrugën mes Lubjanës dhe Litisë afër Ribçes, në Slloveni.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:30, ndërsa viktima që po voziste një furgon vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra.
Administrata e Policisë së Lubjanës, tha se kosovari doli në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një kamion që po vinte përballë.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar lehtë drejtuesi i veturës dhe pasagjeri i tij, raporton Rtvslo.si.