Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidentohet rëndë ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, vdes shoferi i automjetit me të cilin u ndesh

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banoziq, ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ministri po drejtonte një mjet personal që u përplas me një furgon, ku shoferi i furgonit ka mbetur i vdekur.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Qarkut Vinkovci konfirmuan se ministri është lënduar rëndë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë tha se nuk është në rrezik për jetën.

“Ministri ka pësuar lëndime serioze trupore, sipas vlerësimeve të para të doktorëve, por është jashtë rrezikut për jetë”, tha Milic, raporton “Index.hr”.

Siç mësohet, Banoziq ishte në gjueti kur ndodhi aksidenti.