Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksion i Krimeve të Rënda në Ferizaj, këta janë dy shqiptarët e arrestuar për spiunazh me BIA-n

 
   

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë dy personat e arrestuar sot në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Shabani dhe Qerimi janë arrestuar sot në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës.

Burime brenda Policisë thanë se dy të arrestuarit dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe në Kosovë.

Aksioni i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës është duke vazhduar ende me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.

Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.