Policia e Maqedonisë Veriore ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Shkup. Mësohet se janë arrestuar disa persona, biznesmenë, inspektorë, ndër të cilët edhe zyrtarë të BDI-së.
Burime bëjë të ditur se në mesin e të arrestuarve është Ismet Guri.
Ai së fundi ishte i dënuar me 3 vite e gjysmë burg për parregullsi zgjedhore në rastin e Prokurorisë Speciale Publike.
Kurse, të arrestuarit, sipas raportimeve, dyshohen për vepra penale që lidhen me mashtrimin tatimor dhe pastrimin e parave.
MPB-ja e Maqedonisë V. ka konfirmuar bastisjen.