Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një aksion në Zubin Potok të premten.
Pjesëtarët e njësisë speciale të policisë po kryejnë bastisje në fabrikën “Lola” në Zubin Potok.
Bastisja ka filluar në orën 10:00. Dyshimet e para, por ende të pakonfirmuara zyrtarisht, thonë se bëhet fjalë për një aksion kundër kontrabandimit të armëve.
Mediumi lokal serb në veri, Kosovo-online raporton se më shumë se 50 pjesëtarë të njësisë speciale hynë brenda godinës së fabrikës.
Sipas Kosovo-Online, në fabrikë nuk kishte njeri në momentin e bastisjes nga policia.