Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksion i Policisë në Leposaviq, kryhen disa bastisje

Njësia Speciale e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Leposaviq. Mësohet se aksioni lidhet me kontrabandën me mallra në një objekt të kësaj komune.

Bëhet fjalë për një depo që përmban lloje të ndryshme të mallrave, përfshirë pijet alkoolike dhe joalkoolike.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani ka konfirmuar rastin.

“Po, kemi pranuar informacionin për dyshimin se ka mundësi që në një magazinë të ketë mall të kontrabandara.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka hyrë brenda dhe ka has në mallra pa banderola dhe si biznes i paregjistruar. Ka kontaktuar me Doganën dhe prokurorin dhe ata gjenden në vendin ne ngjarjes”, u shpreh ai.