Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksioni në veri, Haradinaj-Stublla: U ndal pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka komentuar aksionin në veri, ku u mbyllën gjashtë degë të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë.

Në një postim në “X”, Haradinaj-Stublla ka shkruar se duke mbyllur pesë lokacione të degëve të paligjshme të bankave serbe në territorin verior të Kosovës, Kosova gjithashtu ka:

1.Ndaluar pastrimin masiv të parave për interesat personale të zyrtarëve të lartë të Serbisë (Partia SNS);

2.Ndërprerë aktivitetet kriminale (‘projektet’) të shpallura nga strukturat ilegale paralele të Serbisë, të financuara me para të gatshme nga dinarët serbë, të siguruara nga kompanitë në pronësi të Radoiçiqit, të sanksionuarit nga SHBA/Britania e Madhe, por që nuk u realizuan kurrë.

3.Rrjedhimisht, bllokimi i financimit të drejtpërdrejtë të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti i Serbisë (përmes grupeve kriminale të Radoiçiqit) dhe gjithashtu financimin i valëve ekstreme ruse në kufirin tonë;

4.Thyer ciklin e shantazhit dhe frikësimit ndaj qytetarëve të ndershëm, serbëve të Kosovës në komunat veriore.

“Përveç sa më sipër, tre nga pesë objektet e shënjestruara ishin uzurpuar ilegalisht nga strukturat ilegale të Serbisë që operojnë në veri pa paguar qira, dhe raportohet se janë pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, ka shkruar ish-ministrja.

Policia e Kosovës tha se operacioni për mbylljen e njësive të kësaj banke u krye në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe se synimi ishte “vendosja e rendit dhe ligjshmërisë”, duke e quajtur Bankën Postare Kursimore në Veri të vendit, ilegale”.

Policia tha se janë konfiskuar “rreth një milionë e 600 mijë euro, 74 milionë e 700 mijë dinar, 19 mijë e 500 franga, 13 mijë e 800 dollar amerikan, 40 dollar australian si dhe dokumente dhe prova tjera”.