Policia e Kosovës gjatë mëngjesit të së shtunës ka njoftuar se ka kryer disa bastisje në veri që kanë të bëjnë me sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Policia ka konfirmuar së është gjetur një sasi e madhe e armëve dhe mjeteve eksplozive.
“Gjatë kontrollit në njërin nga Tre Rrokaqiejt, janë gjetur mjete shpërthyese dhe armë”, tha zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.
“Janë gjetur mjete shpërthyese dhe armë dhe tani ekipi i EOD i KFOR-it është në pritje”.
Armët që janë gjetur kanë të bëjnë me rastin e sulmit në Banjskë.