Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aktakuza për rastin Banjska, Sveçla: E vonuar dhe jo e plotë

 
   

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka konsideruar si të vonuar dhe jo të plotë aktakuzën që ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e sulmit në Banjskë.

“Po është e vonuar aktakuza, por për mua edhe jo e plotë, siç e thash është dashur këta akterë të akuzohen por patjetër edhe e vonuar siç duket është një aktakuzë voluminoze por duke pasur parasysh dëshmitë e qarat që Policia ka arritur t’i mbledhë po ashtu punën e një ekipi jashtëzakonisht të madh hetimor ka qenë hetimi më i madh ndonjëherë nga policia.

Patjetër se do të duhej të ishte profesionale, nuk ka moment i cili duhej të merrej më me seriozitet sesa ai i Banjskës.

Edhe qëndrimet e disa aketërve do të ishin ndryshe po që aktakuza do të ishte po aq profesionale siç thuani ju por më e hershme, akterët pra ndërkombëtarët”, ka thënë Sveçla.