Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aktakuzë ndaj boshnjakut për krime lufte, dyshohet se vrau tre shqiptarë

Prokuroria Speciale, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.Sh., i nacionalitetit boshnjak për kryerje të veprës penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Bëhet e ditur se i pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët ishin në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.

“Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marr pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Prokuroria Speciale tha se i pandehuri gjendet në paraburgim sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri të gjykatës.