Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aktakuzë ndaj mjekut të QKUK-së, dyshohet se i falsifikoi dokumentin një të akuzuari për ta dorëzuar në gjykatë

 
   

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve për veprat penale “ Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve: B.A., me profesion mjek në QKUK, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, si dhe ndaj të pandehurit B.D., për shkak të veprës penale: “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri B.A, ka falsifikuar dokumentet zyrtare të QKUK-së, për dobi të të pandehurit B.D., kurse i pandehuri B.D. akuzohet se dokumentet me përmbajtje të rreme i ka dorëzuar në gjykatë, në rastin me numër PS.nr.30/2”, thuhet në njoftim.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”.