Aktori i njohur Arben Dervishi u rikthye në vëmendjen e publikut pak ditë më parë, pasi postoi një video në rrjetet sociale ku tregonte me humor se sa e vështirë është jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka qenë i ftuar në Vizionin e Pasdites me moderatoren Brikena Prifti , ku ka rrëfyer rrugëtimin e tij në anën tjetër të oqeanit.
Dervishi ka treguar se aktrimi i ka mbetur peng, teksa ka folur edhe për fillimet e tij në Amerikë.
“Ky është një profesion që mua gjithmonë më ka mbetur peng dhe asnjëherë nuk e kam lënë pavarësisht se unë jam larguar nga Shaqipëria.
Me problemet që kanë emigrantët këtu, ndjej që kam krijuar edhe një publik tjetër këtu që u pëlqen të shikojnë problemet e tyre me anë të humorit që unë sjell. Me mungon skena shqiptare sepse aty isha profesionist dhe kisha një spektator që më donte aq shumë.
Ishte ai moment që të del një llotari amerikane dhe thua ta provoj. Ti e shikon këtë realitet që është kështu dhe mendon që paskam lënë shumë gjëra mbrapa dhe këtu çfarë po gjej. Starton një jetë e re që për mua, për çdo emigrant që vjen është shumë e lodhshme, shumë e mundimshme”, tregoi Dervishi.
“Gjithë shqiptarët që po vijnë tani dhe të gjithë kanë filluar në profesionin e tyre. Ndihma jonë ka qenë për t’i dhënë atë drejtim si duhet, për një kohë sa më të shpejtë.
Puna e parë që kam qenë, kam ndenjur dy muaj pa punë, fillova të kuptoj Amerikën, rrugët dhe tabelat e rrugëve. Një kusgëri që kam, më thoshte e di veten kush je apo jo, prit se do gjejmë një punë të mirë. Një ditë takoj një shok gjimnazi që kishte një restorant dhe e pyeta a ke ndonjë punë. Më tha “kam, po për të larë pjatat”.
Puna e dytë ishte në lyerje, pastaj më vjen njeri dhe më tha do punosh në një televizion që sa ishte hapur. Kur shkoj hyj dhe gjej një kompjuter dhe një kamer. Megjithatë punam fort, bëmë një televizion mjaft të mirë, pastaj e pashë që spo shkonte gjë dhe u largova.
Atëherë vendosa të largohesha fare nga Amerika dhe u ktheva në Shqipëri. Mirëpo Amerika të lë pengje. Thashë do kthehem do marr pasaportën dhe u ktheva”, tregoi Dervishi. /vizionplus.tv