Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Akuzat ndaj Berishës/ Nënkryetari i Rithemelimit paralajmëron lëvizjen e radhës: Do përshkallëzojmë…

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi tha në një intervistë televizive se opozita e kishte lajmëruar aksionin e saj që para se të hapej çështja e Berishës, por tashmë ai paralajmëroi se qëndresa kundër regjimit do të jetë më e fortë.

Për këtë, Boçi kërkoi mbështetjen e gjithë demokratëve, të cilëve siç tha ai iu është hequr logoja e merituar, ajo për të cilën kanë luftuar dhe investuar.

“Ky aksion i deputetëve normal që kërkon një mbështetje nga publiku, nga demokratët, nga njerëzit e thjeshtë, nga anëtarët e Partisë Demokratike, në një situatë protestuese që kërkon që të kthehen të drejtat kushtetuese të opozitës, të Partisë Demokratike. 500 mijë votues nuk mund të jenë ilegal, duhet të kenë ata logon e Partisë Demokratike, atë për të cilën kanë luftuar, kanë investuar, janë aksionet e tyre brenda dhe s’mund të dalë dikush dhe t’i rrëmbejë ato e të thotë që jam unë PD-ja zyrtare,” – u shpreh Boçi.