Analisti politik Shkëlzen Gashi, ka reaguar pas akuzave të opozitarëve ndaj Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, për raportin e Freedom House, lidhur me korrupsionin.
Gashi në një postim në Facebook, ka shkruar se sipas raportit të vitit 2019, “ish-regjimi i vjetër” kanë qenë “hajna të shfrenuar”, përcjell Bota sot.
Ndërsa, sipas Gashit, në bazë të raportit të vitit 2024, politikanët e rinj të Kosovës po lëvizin drejt përballjen me praktiktat e korrupsionit.
“Raporti i Freedom House i vitit 2019 po thotë se institucionet e Kosovës mbeten të dobëta dhe korrupsioni i shfrenuar ka shkaktuar mosbesim të thellë publik në qeveri.
Pra, ju të regjimit të vjetër, keni qenë qenë hajna të shfrenuar. Dmth, nuk keni pasë frena.
Tash, Raporti i Freedom House i vitit 2024 po thotë se shumë institucione janë dëmtuar nga korrupsioni i rrënjosur (pra, që e keni rrënjosë ju të regjimit të vjetër).
Tutje, Raporti i Freedom House i vitit 2024 shton se: megjithatë ka shenja se një brez i ri politikanësh po lëvizin për t’u përballur me praktikat e korruptuara.
Kështu që, o të shfrenuar, mos u mundoni ta krijoni narracionin që të gjitha qeveritë e Kosovës janë të korruptuara njëjtë, se edhe s’ju dhezë”, ka shkruar Gashi.