Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Alarm i kuq! “Ciaran” prek Shqipërinë, meterologia Lajda Porja paralajmërojnë stuhi të tjera: Këto qarqe rrezikojnë përmbytjen orët në vijim

Stuhia “Ciaran” që ka goditur Italinë, Francën dhe gjithë Europën do të vijë dhe në Shqipëri. Duke filluar që nga mesdita e së premtes, vendi ynë do të përballet me reshje të shumta shiu.

“Pjesa më e madhe do të ketë reshje ne formë shtrëngatash. Me intensitet në pjesën më të madhe të veriut dhe qendrën. Sonte gjatë natës dhe dita e shtunë do të jetë situata më e përkeqësuar. Nesër do të ketë alarm të kuq,” – u shpreh meteorologia Ladja Porja.

Reshjet pritet të jenë përtej normave, shoqëruar dhe më një shpejtësi të erës. Meteorologët listojnë qytetet që do të jenë më problematike.

“Qarqet problematike do të jenë Shkodra, Kruja, Tirana, Elbasani, Korça. Do të kenë probleme nga reshjet intensive deri në mesin e javës tjetër që do kemi një situatë më të përmirësuar,” – tregoi Porja.

Rënie të ndjeshme do të ketë dhe sa i takon temperaturave.

“Termometri do të regjistrojë jo më shumë se 20 gradë. Do të ketë një rritje të lehtë e diela dhe rritje gjatë javës. Por mund të them që pjesa tjetër e muajt nëntor do të jetë shumë i lagësht sa i përket reshjeve dhe një tjetër stuhi do të godasë vendin”, u shpreh meteorologia.