Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Alarm në Izrael/ Prindërve u kërkohet që të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve

Situata në Izrael duket se po bëhet serioze, teksa është shpallur prej 4 ditësh gjendja e luftës.

Bëhet me dije se disa prindërve izraelitë u është kërkuar të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve të tyre përpara se militantët e Hamasit të fillojnë transmetimin e pritur të videove të pengjeve të marra gjatë fundjavës.

Shoqata e prindërve të një shkolle në Tel Aviv ka thënë se i është thënë të presin videon e pengjeve “duke u lutur për jetën e tyre”.Në një mesazh për prindërit, u kërkoi atyre që të hiqnin aplikacionin TikTok në veçanti nga telefonat e fëmijëve të tyre.

“Ne nuk mund t’i lejojmë fëmijët tanë t’i shikojnë këto gjëra. Është gjithashtu e vështirë, për më tepër e pamundur të përmbahet gjithë kjo përmbajtje në mediat sociale. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”.

Hamasi ka pretenduar se ka mbajtur më shumë se 100 robër, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.