Kryetarja e Odës së Infermierëve, Nexhmije Gori, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth largimit të inferimerëve nga Kosova.
Ajo tregon arsyjet dhe shkaqet pse infermerët po ikin nga vendi.“Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë sa i përket largimit të infermierëve nga Kosova i referohet kryesisht kërkesave të anetarëve për vërtetime për të kaluarën etike të cilat i përcjellin në shtetet ku synojnë të punojnë apo licencave të pa plastifilkuara të cilat si të tilla kërkohen nga ambasadat e shteteve perëndimore”, tha Gori.
Tutje ajo tregon se sa është numri i kërkësave të infermierëve që kanë kërkuar dokumente për të kalarën etike si dhe licenca plastifikim.Viti 2023, ishte viti me ikjen më të madhe.
Hiq më pak se 829 infermierë e lëshuan Kosovën, derisa sivjet për 4 muaj u larguan 183 tjerë.