Ish-deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka treguar se pse ka vendosur të aderojë në partinë “GUXO”.
Ajo thotë se iu bashkua kësaj partie për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Më tutje, Reshitaj shkruan në Facebook se bashkë me “GUXO” do ta forcojnë Kosovën dhe do të dëshmojnë se guximi i tyre është forca që ndryshon historinë.
Njoftimi:
Sot, me përkushtim dhe e vendosur për të vazhduar kontributin tim për vendin, ju njoftoj se po i bashkohem Partisë Guxo për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Së bashku, do ta forcojmë Republikën e Kosovës dhe do të dëshmojmë se guximi ynë është forca që ndryshon historinë!
Nuk ka kthim prapa për Kosovën tonë që e duam.
Bashkë për drejtësi, barazi, zhvillim e dinjitet.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë Kryetare Donika Gërvalla.
Na priftë e mbara.