Të martën, shteti i Zvicrës shënoi ditën e tij kombëtare të pavarësimi.
E një ditë si kjo u shënua edhe në Kosovë, me një organizim nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
Mes shumë të ftuarve, prezentë në këtë ngjarje kanë qenë edhe prindërit e ylli shqiptar me renome ndërkombëtare, Rita Ora.
Besnik dhe Vera Ora (Foto: Besni Ora/Instagram)
Vera dhe Besnik Sahatçiu (Ora) publikuan në rrjetet sociale disa imazhe nga vizita e tyre e përbashkët në këtë organizim, ku mes të tjerash janë takuar edhe me plot figura të rëndësishme shtetërore.
Në disa prej fotografive që çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram, mund të shihet teksa ata përshëndeten edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, dhe gruan e tij, Rita Augestad Knudsen.
Besnik dhe Vera Ora gjatë takimit me çiftin kryeministror (Foto: Besni Ora/Instagram)
“Urime Ditën Kombëtare Zvicër. Faleminderit që na ftuar Zonja dhe Zotëri Ambasador dhe për këtë ditë të mrekullueshme. Ju dëshirojmë më të mirat në të ardhmen”, ka shkruar babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu në Instagram.
Prindërit e këngëtares shqiptare përndryshe posedojnë një shtëpi në Prishtinë dhe një tjetër në Ulqin – dhe i kanë të shpeshta vizitat e tyre në baza vjetore në Kosovë.