![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/albin-kurti-po-shnderrohet-ne-percares-te-shqiptareve-kudo-qe-jetojne_64d778ad00b95.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pas vizitës që kryeministri Albin Kurti ka bërë në Maqedoninë e Veriut.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se derisa shoqërinë kosovare e ndau në dysh, tash ia ka mësy edhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Sipas saj, Kurti po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë në hapësirat e tyre.
Postimi i saj i plotë:
Pasi e ndau në dysh shoqërinë kosovare, tentoi në Shqipëri, por dështoi, në Preshevë për një këshilltare shqiptarët i bëri pik e pesë, tash ua ka mësy edhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Albin Kurti, nuk e ka ndërmend të merret me problemet jetësore të qytetarëve të Kosovës, duke pretenduar të shndërrohet në figurë historike të shqiptarëve, sipas ambicies së tij populliste.
Por si peng i historicizmit ai po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë në hapësirat e tyre.