Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Albin Kurti tregon se si mund të themelohet Asociacioni – përmend një mënyrë!

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas kryeministrit Kurti, Asociacioni mund të themelohet “sipas planit të Ahtisarit, por e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Mustafa, në të cilën shkruan se ai asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes”.

Më tutje, ai ka thënë se Marrëveshja e Ohrit e ka specifikuar se të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen plotësisht.

“Neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, i cili lidhet me nenin 10, i cili thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese, duhet të zbatohen plotësisht. Kemi 39 marrëveshje të tilla. Dy prej tyre i referohen asociacionit të komunave me shumicë serbe nga viti 2013 dhe 2015”, ka thënë kryeministri Kurti.