Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Albin patëm e Albin kemi me pasë”, Lajçi: Kot bëjnë sondazhe e kot kokorisën partitë…

 
   

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar pas publikimit të sondazhit të fundit nga UBO Consulting, i cili e nxori Lëvizjen Vetëvendosje të parën parti në Kosovë, me 49.50% të votave.

Në një postim në Facebook, Lajçi ka parashikuar fitoren e Albin Kurtit, duke thënë se “Albin patëm e Albin kemi me pasë”, përcjell Bota sot.

Ai e ka quajtur kryeministrin Kurti “Ibrahim Rugova i dytë”.

Reagimi i tij i plotë:

Çaraveshemi n’Kuvend, duke pritur të cofë gomari e të del bari!

Sot s’po shkruaj për vajzën e dhunuar, me kaçurrelat e djegura, që cigarën kurrë se hudhte n’tokë, pa e fikur n’qafën e vet!

Lëkura e saj, që mund t’ishte e hollë, si ato të bukurosheve n’pistat e modave; – e verdhë, tamlore, inspirim për këngët e dashurisë, tani ishte me puçërra të djegura, që kurrë s’do të sherohen, sepse ajo kurrë s’do ti pastroi flliqësirat e kriminelëve n’trupin virgjëror!

Ajo e digjte dhëmbjen e shpirtit, t’paktën kështu me tha kur e takova për herë të parë, në shkallët e një teatri!

Jo!

S’po iu kthej të çmenduritë e serbëve, se tani ata po përkëdhelën nga Amerika, e Dodik e Vuçiq, janë më të dashur se Albin e Vjosë, pavarësisht se njëri është n’listën e zezë, (sa për sy e faqe), e tjetri mik i ngushtë i Putinit! Madje s’pjerdhin fare për Amerikën as për Evropën!

Jo!

S’po iu shkruaj për t’dhunuarat, sepse taverna e Hotel Grandit i ka djegur brekët e gjakosura të mija shqiptareve e ne kemi heshtur, se hajnia, kajtja e madhe, pasuria pa limit, na ka lidhur me Radojçiqin e Mitrovicës e me Putinin rus, me kauzën e famshme; – shkëmbim teritoresh!

S’po flas për kaçurrelen e dhunuar, se partive që po kokorisën nuk iu intereson dhëmbja e saj! Iu intereson kthimi me çdo kusht n’pushtetin e ëmbëlsirave!

Por; – nëse e mbajnë fjalën, ata shqiptarët që afroheshin të librat e mia, kudo që udhëtova; – Kosovë dhe Evropë, e që thoshin; – shkruaj për Albinin, se ai është Ibrahimi i dytë, atëherë kot bëjnë sondazhe, kot kokorisën partitë e kot Kosova harxhon pare për zgjedhje, se Albin patem e Albin kemi me pasë, sa do që është për tu kritikuar për vetbesimin e tepruar, për mos transparencë e hajni t’militantëve e mos koordinim me Shtëpinë e Bardhë!

– S’po flas për mos mbajtjen e premtimeve elektorale e për rrugët që një s’u nis e asnjë su sos!

– Madje as ajo Gryka pitoreske e Rugovës sime!

07.04.2024