Albion Rrahmani është zgjedhur “Lojtari i muajit” për muajin mars te Rapid Bukureshti.
Ai këtë çmim e fitoi nga tifozët e këtij klubi, të cilët votuan për më të mirin e muajit.
Rrahmani gjatë muajit mars regjistroi katër paraqitje për Rapidin, teksa shënoi tre gola dhe shtoi një asistim.
Reprezentuesi i Kosovës është një nga futbollistët kryesorë te skuadra rumune këtë sezon.
23-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka kontribouar me katër asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.