Presidenti i Aeronautikës Shqiptare, parashutisti i njohur Alket Islami, pasditen e sotme ishte i ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, për herë të parë, Islami ishte i shoqëruar nga vajza e tij, Vela Zholin.
Në studion e Vizion Plus, ai zbuloi edhe emrin e veçantë të vajzës së tij, e cila është më e vogla ndër fëmijët.
Alekt Islami: Vitin që ndërroi jet im atë, e kishte emrin Veli, unë po prisja… Nëse do të ishte djalë do të ishte diçka, një bashkim emri me Veli para. Ishte vajzë dhe u quajt Vela Zholin. Është emër ekskluziv. Është emocionuese që për herë të parë jam me vajzën në media dhe më pëlqen që jam te Vizion Plus.
Ai rrëfen se karrierën e ka filluar në moshën 20-vjeçare, ndërsa djali i tij Xhonatan, i cili ka ndjekur hapat e tij, e ka nisur më herët.
Alekt Islami: Unë e kam filluar në moshën 20 vjeç. Xhoni e ka filluar në moshën 13-vjeçare. Kam përshtypjen që dhe Zholina do shkojë në atë rrugë.
Zholina: Mua më duket shumë i bukur, kur të rritem dua ta kem si hobi jo profesion.
Alket Islami: Po pse moj Zholin mos ta kesh si profesion? Fluturimi është art. Unë i shoh studentët kur performojnë, çdo gjë është në harmoni. Unë dua që Zholina ta ketë këtë profesion dhe diplomën tjetër.
Zholina: Nuk e kam zgjedhur akoma çfarë më pëlqen të bëhem. Më pëlqen si sport, ta bëj në kohë të lirë, por jo gjithë kohës.
Si është Alketi si baba?
Alekt Islami: Në familje jam i njëjti, i qetë, nuk bëj dominancën. Kur jam në shtëpi, mundohem që t’i jap pak frymë dhe hapësirë Zholinës sepse dua ta lexoj mirë në të gjitha gjërat që bën.
A është i rreptë babi?
Zholina: Është ok, por..
Alekt Islami: Zholinë mos i thuaj të gjitha (qesh).
Zholina: Është i qetë dhe i kujdesshëm në shtëpi, gatuan, me punët e shtëpisë na ndihmon mua dhe mamin.
Alket Islami: Kur jam në shtëpi gatuhet.
Zholina: Mami rri më shumë me mua sepse unë rri te nëna kur mbaroj shkollën. Vjen dhe mami. Por në fundjavë vjen dhe babi, shkojmë në një lokal ku shikohet gjithë Tirana dhe aty është koha jonë.
E i pyetur se cilin nga tre fëmijët ka më të veçantë, dy djemtë apo Zolinën, zoti Islami thotë se nuk mund t’i ndajë, por për Zholinën, për shkak edhe të moshës, kujdeset më shumë.
Alket Islami: Gishtat e dorës janë të gjithë njësoj, por vajzat janë tjetër gjë, djemtë tjetër gjë. I konsideroj të gjithë njësoj, por kam pak debulesë për Zholinën sepse është më e vogla. Tani kjo po rritet dhe e konsideroj shoqe.
Zholina: Jam më e lidhur me mamin sepse kalojmë më shumë kohë dhe gocë me gocë.
Kujtimi më i bukur që keni me njëri-tjetrin…
Zholina: Zakonisht babi na çon nëpër vende që nuk shkel njeri, ka qejf të jetë vetëm.
Alket Islami: Ekplorimi, më pëlqen. Tanni Zholina i ka këmbët e forta, kur ishte e vogël ishte problemi. Si karakter më ngjan Gjergji dhe Zholina, Xhoni është mix. /vizionplus.tv