Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Alfred Mosiu: Serbia e përfshirë kokë e këmbë në sulmin e Banjskës, Vuçiç të kuptojë se bisedimet janë e vetmja zgjidhje

 
   

Ish-Presidenti Shqipërisë, Alfred Moisiu ka kritikuar ashpër qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, teksa apelon për t’i dhënë fund politikave që nxisin luftë dhe destabilizojnë Ballkanin.

I pranishëm në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, me temë “Integrimi në Bashkimin Evropian, sfidat dhe perspektiva” në Shkup, ish-kreu i shtetit shqiptar kërkoi që Ballkani Perëndimor të bëhet më i sigurt, teksa ka shprehur shqetësimin për sulmet terroriste në Banjskë, ku sipas tij, duket qartë që e përfshirë është Serbia. Ai deklaroi se duhet të vazhdojnë përpjekjet që palët të ulen në bisedime, ndërsa ndaj Serbisë duhet kërkohet më shumë.

“Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurt dhe pastaj të flasim për integrim, pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi. Më 24 shtator plasi sulm në rajonin e Banjskës, jo vetëm plasi, por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, kur Beogradi i cili të paktën formalisht është dukur se po kujdeset që problemet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjedhën paqësisht dhe drejtësisht, po mbante qëndrim shumë shqetësues. Ngjarja që na tronditi të gjithëve jo vetëm që nuk u dënua nga drejtuesit e Serbisë, por u shpall një dite zie për ata që u vranë, të cilët më të drejtë u quajtën terroristë…

Pra, duket qartë se këtu është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb. Duhet të vazhdojnë përpjekjet për t’u ulur në bisedime palët, vetëm se ndaj Serbisë duhet kërkohet më shumë. Pikë së pari, është e domosdoshme që Kosova të njihet nga anëtarët e BE-së, të cilët deri tani nuk e kanë njohur. Rruga e vetme për të gjithë janë bisedimet, dy ose shumëpalëshe, por duhet vendosmëri e cila deri tani ka munguar. Është më se e nevojshme që për Vuçiçin të bëhet e njohur se nuk mund vazhdojë të qëndrojë në dy karrige. Historia ka treguar se kjo nuk ndihmon në zgjidhje e problemeve”, tha Moisiu.