Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shprehur solidaritetin e tij personal dhe institucional me 25 ushtarët e plagosur të misionit të NATO-s në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Aliu ka thënë se është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët.
“Dënoj ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren! Shpreh solidaritetin tim personal dhe institucional për 25 ushtarët e plagosur të misionit paqeruajtës dhe uroj shërim sa më të shpejtë!”, ka shkruar Aliu.
Ai ka thënë se dhuna nuk mund të tolerohet.
“Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët. Ajo nuk mund të tolerohet!”, ka shkruar Aliu.