Në emisionin EURO N’7 me Menduh Abazin është diskutuar çështje punëtorëve pas liberalizimit të vizave.
Armend Aliu, pronar i kompanisë i kompanisë SPINP, kompani që merret me zhvillimin e softuerëve ka thënë se ka mëdyshjet e tij sa i përjetë statistikave që prodhohen edhe nga ASK sikur kjo ku mbi 720 mijë kosovar janë joaktiv ekonomikisht ngase shumë prej tyre në mungesë të informatave edhe të ATK-së një numër i madh i tyre edhe mund të jenë të punësuar joformal.Sipas tij poashtu duhet bërë dallimin mes asaj se janë të aftë për punë dhe janë të kualifikuar ngase kjo ka ndikim të madhë tek bizneset.
“Unë mund të flas për sektorin e IT-së ku funksionoj me biznes ngase kemi me mija aplikacione për punë por fatkeqësisht nuk janë të kualifikuar ata janë të aftë për punë por jo të kualifikuar. Edhe ne si sektor privat por edhe sektori publik duhet të angazhohemi që ketë fuqi punëtore të aftë për punë ta kthejmë në fuqi të kualifikuar për punë në mënyrë që ata të integrohen direkt në punë dhe të kenë edhe paga të mira sepse është e kot të jesh i aftë për punë e të mos jesh i kualifikuar”, ka thënë mes tjerash Armend Aliu.Ai e ka përforcuar këtë mendim duke thënë se në Kosovë ka sektorë ku nuk kërkohet kualifikim por e tëra që kërkohet është të jesh i aftë për punë por sektori i IT-së duhen njerëz të kualifikuar dhe këtu ka mungesa.Sipas Aliut institucionet do të angazhohen që ketë fuqi të aftë për punë ta bëjnë të kualifikuar përmes arsimimit të tyre, shkollimit dual apo trajnimeve të ndryshme.”është shumë e vërtet që kemi nevojë për punëtorë,në anën tjetër flitet për numër të madh të fuqisë punëtore, ne nuk mund të angazhojmë punonjës të pakualifikuar sepse aty kërkohe përgjegjësi, kërkohen njohuri specifike shumë të thella për realizuar punë të caktuara për klient që mund të jenë gjithandej nëpër botë”, ka shtuar Aliu.