Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton për nënshkrimin e marrëveshjes me UNDP-në për bashkëpunim për veprime klimatike.
Ministri Aliu thekson se rezultatet kyçe të këtij bashkëpunimi do të jenë:
“Forcimi i strukturave politike, ligjore dhe institucionale, të nevojshme për zbatimin e Agjendës për Klimën dhe Mjedisin në Kosovë, me fokus të veçantë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike!
Zbatimin e projekteve pilot për promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, me potencial të lartë për zgjerim! Mbështetjen e digjitalizimit të të dhënave mjedisore dhe forcimin e infrastrukturës digjitale për iniciativa të qëndrueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm”.
Tutje, Aliu tha se së bashku po përshpejtojnë agjendën klimatike dhe mjedisore të Kosovës