Njohësi i çështjeve ekonomike, Florin Aliu në lidhje me rregulloren e re të BQK-së ka thënë se do duhej kohë ose një periudhë tranzitore e jo të merreshin veprime befasuese edhe për ndërkombëtarët edhe për komunitetin serb.
Aliu ka thënë se të gjitha veprimet duhet të bëhen në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
“Ne e përdorim euron, por shtrirja e këtij vendimi edhe në pjesë tjera ku jetojnë serbët është dashur një periudhë tranzitore, e jo kësi veprime të mënjehërshme , ad-hoc sepse i zë në befasi jo vetëm komunitetin serb por edhe ndërkombëtarët. Të gjitha veprimet duhet të bëhen në koordinim me ShBA”, ka thënë Aliu.
Sipas tij, ky vendim nuk do të sjellë akumulim të buxhetit në Kosovë.
Ndryshe, rregullorja e BQK-së hyri në fuqi më 1 shkurt, e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.