Analistja politike, Alma Lama ka thënë vlerësuar deklaratën e Edi Ramës, kur ka thënë se Kosva e ka rrugën e vet të ndarë në Serbia.
Ajo thotë se këtë gjë,Kosova është dashur ta bëjë prej vitesh.
“Populizmi aktual i kësaj klase politike po e shkatërron të ardhmen e Kosovës dhe mbështetjen e saj nga Perëndimi”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Pajtohem plotesisht me deklaraten qe paska bere KM shqiptar Edi Rama dje ne Prishtine: Kosova ka rrugen e vet te ndare nga Serbia, duhet te dialogoje me BE-ne dhe NATO-n per te arritur qellimet e saj, te plotesoje kriteret e brendshme dhe detyrat e saj si shtet dhe avancoje agjenden e saj ne familjen e Kombeve. Serbia mund te mos pranoje kurre ta njohe Kosoven, keshtu qe dialogu te zhvillohet me partneret europiane e amerikane.
Realisht kjo duhej te ishte strategjia e politikes se jashtme te Kosoves, prej vitesh.
Me heret ka qene e tille, prandaj Kosova erdhi deri tek shpallja e pavaresise se koordinuar dhe te mbikqyrur. Aty mori garanci nderkombetare por edhe dha garanci per minoritetet.
Populizmi aktual i kesaj klase politike po e shkaterron te ardhmen e Kosoves dhe mbeshtetjen e saj nga Perendimi.