Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasada britanike deklarohet për vizitën e Haxhiut në Londër

 
   

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po qëndron për vizitë në Britani të Madhe.

Gjatë kësaj vizite, ajo është takuar me homologun e saj britanik, Alex Chalk.

Ministrja e Drejtësisë në Londër ka takuar edhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në parlamentin e këtij vendi, Alicia Kearns me të cilën folën për forcimin e sundimit të ligjit, situatën politike dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për këtë vizitë të Haxhiut, është deklaruar sot edhe ambasada britanike në Prishtinë.

“Ne jemi ë kënaqur të mbështesim vizitën e ministres Haxhiu në Mbretërinë e Bashkuar dhe të ndajmë përvojën tonë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, në rehabilitimin dhe riintegrimin e shkelësve dhe në sigurimin e integritetit të sistemit gjyqësor. Një sektor i pavarur, transparent dhe i drejtë është themeli i një vendi demokratik”, thuhet në një njoftim të kësaj ambasade në Facebook.