Vizita e ish-përfaqësuesit të Lartë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchnerit në Kosovë është anuluar për ditën e nesërme.
Ambasada Franceze konfirmoi për Express se vizita është anuluar për arsye të problemeve me fluturime.
Mbetet për t’u parë nëse Kouchner do të vijë në Kosovë me datën 12 qershor.
“Po për arsye të problemeve me fluturime është anuluar agjenda për nesër e Kouchnerit. Të shohim për 12 qershor. Të presim”, tha Ambasada Franceze.
Pak më parë Komuna e Prishtinës ka njoftuar se “ngjarjet e planifikuara për datën 11 qershor 2024 janë anuluar, për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Kouchner”.
Kouchner ishte Përfaqësues i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Francës.