
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Në një postim në Facebook, ambasada uron që kjo festë të sjellë më të mirat tek të gjitha familjet.
“Gëzuar Bajramin të gjithëve që e festojnë!”
“Urojmë që kjo festë të sjellë ngrohtësi, harmoni dhe gëzim në shtëpitë tuaja”, thuhet nga ambasada.