Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasada e SHBA-ve: Urime për një Pashkë të bekuar në Kosovë

 
   

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Pashkët për besimtarët krishterë në Kosovë.

“Urimet më të përzemërta për një Pashkë të gëzueshme dhe të bekuar për të gjithë ata që festojnë në Kosovë”, kanë shkruar nga amabsada në facebook.

Në këtë ditë, Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti dhe shpresën për të gjithë besimtarët.

Sivjet Pashkët festohen në të njëjtën ditë si në kalendarin Gregorian ashtu edhe në atë Julian.