Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka deklaruar për tashmë sish-ministrin Armend Mehaj se kanë punuar ngushtë për të zhvilluar bashkëpunimin mes dy shteteve në sektorin e mbrojtjes.
“Ne kemi punuar ngushtë me ish-ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj për të zhvilluar bashkëpunimin turko-kosovar në mbrojtje. Mirënjohës për mbështetjen e tij. I urojmë suksese në objektivat e tij të ardhshme.
Mezi presim të punojmë me Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci për të avancuar bashkëpunimin tonë”, thuhet në postimin e ambasadës turke.
Armend Mehaj ka thënë se ka dhënë dorëheqje për shkak të disa çështjeve familjare.