Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Jonathan Hargreaves, së bashku me Këshilltarin e Mbrojtjes, Kolonel Nënlejtënant John Hunter, zhvilluan një takim me Kadetin Arber Aruqi në Ambasadën Britanike në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi, ata patën një bisedë frymëzuese rreth kulturës britanike dhe asaj që Kadeti Aruqi mund të presë gjatë trajnimit të tij në Akademinë e mirënjohur Mbretërore Ushtarake Sandhurst.
Kadeti Arber Aruqi është një nga katër kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po trajnohen ose janë përzgjedhur për t’u trajnuar.
Ai fitoi vendin e tij pas një procesi rigoroz përzgjedhjeje të zhvilluar nga FSK dhe Mbretëria e Bashkuar, ku kandidatët më të mirë të FSK-së iu nënshtruan testeve dhe vlerësimeve të ndryshme për të identifikuar më të mirin.
Kadeti Aruqi do të udhëtojë për në Mbretërinë e Bashkuar në javët e ardhshme për të ndjekur një kurs paraprak në Kolegjin e Mbrojtjes në Shrivenham, përpara se të nisë Kursin e Komisionimit në muajin prill.
Sipas Ambasadës në Prishtinë, Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i fuqishëm i zhvillimit të FSK-së, duke ofruar mbështetje përmes kurseve të specializuara në shkollat dhe akademitë ushtarake.
Ky bashkëpunim kontribuon në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe ne mezi presim rikthimin e Kadet Aruqit në vitin 2026 si një oficer i përgatitur dhe një anëtar i çmuar i Alumni-t të Mbretërisë së Bashkuar.
Ambasada i uron Kadet Aruqit shumë sukses në rrugëtimin e tij profesional dhe personal!