Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është takuar me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Gargreaves.
Jashari e Hargreaves folën për të arriturat e FSK-së në rrugën drejt zhvillimit të kapaciteteve për përmbushje të misionit.
“Tutje, Gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin kyç që ka luajtur Mbretëria e Bashkuar në profesionalizmin e FSK-së”.
“Një pjesë e diskutimeve u fokusua në situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë si dhe ndikimin e saj në aspektin global të sigurisë. Ndërsa, ambasadori Hargreaves falënderoi GLT Jasharin për kontributin e FSK-së në stërvitjen e trupave ukrainase përmes operacionit Interflex në Britani të Madhe”, thuhet në njoftim,.
Më tej bëhet e ditur se të dy u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit të deritashëm dhe për gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen.