Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadori britanik për mundësinë e anëtarësimit në KiE: Topi është në anën e qeverisë

 
   

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se dërgimi i draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese do të mundësonte përparim në hapat drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Shprehim keqardhje që Kosova nuk ka arritur që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës dhe dëshirojmë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate, realiteti është që Këshilli i Evropës është organi që vendosë për këtë dhe këshilla jonë për Kosovën ka qenë që të dërgojë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo do të mundësonte pastaj edhe përparim në hapat e mëtutjeshëm”, tha Hargreaves.

I pyetur mbi mundësinë që Kosova të futet në agjendë në takimin e radhës së Komitetit të Ministrave, Hargreaves tha se kjo mund të jetë një mundësi për lëvizje pozitive, por se gjithçka varet nga Qeveria e Kosovës.

“Topi është në anën e Qeverisë së Kosovës, ne si anëtarë të Këshillit të Evropës kemi qenë shumë të qartë për atë që ne besojmë se është e nevojshme për të pasur votë pozitive në Komitetin e Ministrave, por mendojmë se situata ka ndryshuar, por Kosova tani e ka të mundshme që të merr votim pozitiv në Komitetin e Ministrave, por mendoj se topi është në anën e Kosovës dhe kjo mund të bëhet në çdo kohë, por ne nuk dëshirojmë të kemi votim të dështuar, sepse e kemi parë edhe në UNESCO ky do të ishte moment shumë negativ dhe këtë duam ta shmangim, por është një mundësi për një lëvizje pozitive”, tha Hargreaves.