Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka shkruar në Twitter për dorëheqjen e Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes.
Ambasadori e ka falënderuar Mehajn për shërbimin e kryer dhe ka përmendur aktivitetet që kishin bashkë.
”Faleminderit Armend Mehaj për shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj dhe mbi 2 vite punë të shkëlqyera të përbashkëta gjatë të cilave u intensifikua bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Më pëlqeu gjithashtu aktivitetet tona jashtëshkollore: shëtitje dhe futboll! Me siguri do të mungojë. Gjithë të mirat për përpjekjet tuaja në të ardhmen”, ka shkruar ai.
Mehaj ka thënë se po dorëhiqet për çështje familjare.