Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadori holandez: Është e mundshme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtë vit

 
   

Ambasadori holandez për të drejtat e njeriut, Wim Gerts, beson se synimi real është që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtë vit, duke shtuar se Holanda e mbështet këtë mundësi.

Në një intervistë me Kaldzo, Gerts ka theksuar se Kosova ka bërë shumë përparime në fushën e të drejtave të njeriut që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. 

Sipas tij, Kosova ka bërë progres pozitiv në 16 vjet, ndërsa Prishtina po punon në sfidat me të cilat po përballet e gjithë bota, si liria e mediave, të drejtat LGBT, të drejtat e grave dhe pozita e pakicave.

“Jam i bindur se Kosova do të jetë sa më shpejt anëtare e Këshillit të Evropës dhe ne po e presim me padurim. Ne duam të angazhohemi në një dialog me ju për të parë se ku mund të ndihmojmë sepse Kosova është në Evropë dhe është në rrugën për t’u bërë anëtare e BE-së dhe e Këshillit të Evropës. Pra, ne duam të shohim se ku mund ta ndihmojmë Kosovën në këtë rrugë”, tha Gerts, i cili jeton në Kosovë.

Ai shtoi se ka ende një numër të vogël të grave në tregun e punës në Kosovë.

Iniciativa për Stabilitet në Kosovë, një organizatë e financuar nga ambasada holandeze, raporton se vetëm 14 për qind e grave në moshë pune janë të punësuara, krahasuar me 46 për qind të burrave në moshë pune.